Biznes Organizim Sukses

Call

Biznes Organizim Sukses Qendër kursesh për lëndët e Ekonomisë.

25/10/2026
23/10/2026

Një vajzë do të hapë një lokal në plazh që shet vetëm cinnamon dhe kafe.
Besoni se do t’i ecë?

E di çfarë më intereson mua te kjo pyetje?
Çfarë të erdhi ty në mendje sapo e lexove.

“Vetëm kaq do shesë?”
“Po në dimër?”
“Duhet të fusë edhe diçka tjetër.”
“O sa bukur, do bëjë namin!”

Akoma nuk dimë sa e ka qiranë, sa i kushton produkti, kush kalon aty, kush do të ndalojë, sa duhet të shesë që të fitojë… dhe ne e dhamë vendimin.

Tani mendo pak për biznesin tënd.
Sa vendime i ke marrë kështu?

Pe dikë që kishte radhë dhe the: “Kjo qenka.”
Të pëlqeu një ide dhe nise të shihje ambientet.
U trembe nga një javë pa sh*tje dhe ule çmimet.
Dikush të tha “s’ke shumë zgjedhje” dhe ti shtove produkte.

Pastaj mbete vetë mes gjithë atyre gjërave që shtove, duke u përpjekur t’i shesësh.

Këtë dua ta kapim.

Atë çastin kur të hyn frika dhe ti kërkon diçka për të shtuar. Një produkt. Një ofertë. Një reklamë tjetër. Diçka që të të japë ndjesinë: “Tani po bëj diçka, tani do rregullohet.”

Dhe mund të harxhosh gjithë ditën duke bërë gjëra, pa u ulur dhjetë minuta të kuptosh pse klienti nuk po blen.

Unë dua ta shoh atë vajzën duke nxjerrë cinnamon nga furra, të vijë aroma deri te shëtitorja, dikush të ndalojë për një kafe dhe të nesërmen të sjellë edhe një shok.

Por dua edhe ta shoh në fund të muajit duke hapur llogaritë dhe duke thënë:
“Po. Këtu ka mbetur edhe për mua.”

Sepse aty brenda janë orët e jetës së saj.
Janë mëngjeset kur është ngritur pa zbardhur.
Janë lekët që mund t’i ketë mbledhur për vite.
Është ajo që do të shkojë në shtëpi pas mbylljes dhe do të pyesë veten: “A ia vlejti gjithë kjo sot?”

Prandaj në “Investitorët” dua të sjellësh pikërisht biznesin tënd. Me vendimet që po shtyn. Me çmimin që ke frikë ta thuash. Me produktin që ti e do shumë, por klienti ta lë në raft.

Aty kemi ku të punojmë.
Te gjërat që po të ndodhin çdo ditë dhe po të kushtojnë lekë.

Unë dua që të arrish ta kuptosh çfarë po bën biznesi yt me paratë dhe jetën tënde. Që kur të

22/10/2026

Mbrëmë më pyeti çuni:
— Mam, Piçuku po ecën gjithë tangërllik. O ma, çfarë do të thotë tangërllik?

Nuk dija si t’ia shpjegoja. Ka disa fjalë që i kemi mësuar duke i parë te njerëzit, pa na i shpjeguar njeri.

I dhashë një përgjigje sa për të kaluar radhën. As nuk e mbaj mend çfarë i thashë.

Por më vonë, kur pashë si po e fundoste tangërlliku një pronar biznesi, mendova për pyetjen e çunit. Ai pronar po mbahej pikërisht tek ajo që po e fundoste. E kishte në kokë si shpëtim:
“Duhet t’ua tregoj unë këtyre.”

Sot pashë këtë video. Një kafshë që shpohet nga brirët e vet.

Dhe mendova sa biznese po gjakosen kështu, ndërsa pronari vazhdon t’u lëvdohet brirëve.

Tangërlliku ta ndan botën në dy grupe.

Ata që mendon se i ke poshtë, dhe ata që s’duron dot t’i kesh sipër.

Të parët i trajton si letra higjienike. Të duhen. I përdor. I hedh. Çfarë mund të mësosh ti prej tyre?!

Të dytëve do t’ua kalosh. T’u thyesh turinjtë. T’i shohësh një ditë duke të kërkuar ty ndihmë.

Dhe mes këtyre dy grupeve duhet të drejtosh një biznes.

Vjen klienti dhe të thotë:
“Për mua është shtrenjtë.”

Ti dëgjon:
“Nuk ta vlen puna.”

Dhe fillon t’i tregosh sa pak merr vesh ai. E mbyt me shpjegime që të dalësh ti i zoti. Klienti iku, por ti e the tënden.

Pastaj kthehesh nga punonjësit:
“Sot njerëzit duan gjithçka falas.”

Punonjësi të thotë:
“Këtu kemi një problem.”

Ti dëgjon:
“Ti nuk di ta drejtosh biznesin.”

Ia pret fjalën. Ia kujton kush e paguan. E vë në vend.

Herën tjetër ai e sheh problemin dhe hesht. Ti vazhdon i kënaqur, sepse më në fund stafi “ka mësuar të të respektojë”.

Bashkëpunëtori sjell një ide. Ti nis të kërkosh ku e ka gabimin, ende pa e dëgjuar deri në fund. Po u pranua ideja e tij, kujt do t’i mbetet merita?

Konkurrenti bën diçka të mirë. Ti merresh me të:
“E njoh unë atë. E di unë si i bën lekët.”

Ndërkohë klientët po blejnë tek ai.

Por ti je aq i zënë duke e ulur, sa nuk ke parë ende çfarë po bën mirë.

Kështu kalon dita. Duke vënë njerëzit në vend.

Klientin.
Punonjësin

21/10/2026

Kryeministër, protestën për flamingot e lexove gabim.

T’u duk sikur njerëzit s’kishin për çfarë të protestonin.

Unë aty lexoj diçka që duhet të të bëjë të dëgjosh më me kujdes: kur njerëzit dalin të mbrojnë edhe flamingot, po zgjerohet ajo që nuk pranojnë më ta lënë në dorën tënde pa të kërkuar llogari.

Sot për flamingot. Nesër për një lagje, një shkollë, një rrogë që mbaron përpara muajit. Për një padrejtësi që deri dje e kanë gëlltitur duke thënë: “Po ç’të bëjmë ne?”

Prandaj aty unë shoh mundësinë e protestave më të forta. Njerëz që po provojnë se zëri i tyre mund të dalë jashtë shtëpisë.

Dhe pastaj të dëgjoj të thuash se nga pushteti do të ikësh kur të duash ti.

Këtu ndalem.

Sepse pushteti publik ka afate, rregulla dhe qytetarë të cilëve u detyrohesh. Fjalia “e vendos unë” i fshin të gjithë nga biseda dhe lë vetëm dëshirën tënde.

Ne e kemi ngatërruar shpesh arrogancën me zgjuarsinë. Me forcën. Me sigurinë në vetvete. Kemi parë dikë që e zë të gjithë bisedën dhe kemi menduar: “Sa i zoti është.”

Por çfarë sigurie është ajo që nuk i lë vend pyetjes?

Arroganca nuk ka as sy, as veshë. Ka vetëm sulme që synojnë ta paralizojnë tjetrin. Ta bëjnë të harrojë çfarë donte të pyeste. Ta vënë të mbrohet, derisa të lodhet e të heshtë.

Unë e njoh atë çast kur ke një fjali brenda dhe, përballë tonit të tjetrit, nis të dyshosh nëse ke të drejtë ta thuash.

Prandaj më prek kur njerëzit dalin dhe e thonë.

Edhe kur u dridhet zëri. Edhe kur nuk e formulojnë bukur. Edhe kur dikush nga lart ua përqesh arsyen për të cilën kanë dalë.

Një qytetar nuk ka nevojë të fitojë duartrokitjet e kryeministrit që shqetësimi i tij të meritojë përgjigje.

Unë kam shpresë te këto protesta. E di që një dalje në shesh nuk e zgjidh gjithçka. Por aty mund të mësojmë të kërkojmë llogari, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të këmbëngulim pa e humbur njerëzillëkun.

Kjo do të na shërbejë gjatë, përballë kujtdo që do të qeverisë nesër.

Sepse Shqipëria ka nevojë për qytetarë që flasin dhe për

20/10/2026

Kur fillove të kishe frikë të ngrije zërin, se mos plaste lufta civile?

Në shesh?
Apo shumë më herët, në shtëpinë tënde?

Kur doje t’i thoshe babait që të kishte lënduar dhe dikush të pëshpëriste: “Pusho, se do bëhet nami.”

Kur doje të kundërshtoje nënën dhe të thoshin: “Mos ia kthe. Do na hapësh telashe.”

Kur doje t’i thoshe burrit “kështu nuk jetoj dot më” dhe dëgjoje: “Mos e prish familjen.”

Dhe ti pushoje.

E gëlltisje fjalën. Uleshe në karrige. Vazhdoje ditën me një shtrëngim në grykë, ndërsa të tjerët thoshin: “Ja, tani jemi mirë.”

Po kush ishte mirë?
Ti që nuk flisje dot?

Kështu mund të mësohet heshtja. Duke dëgjuar, sa herë kërkon diçka për veten: “Mos, se do bëhet më keq.”

Dhe sot, përballë protestës në Shqipëri, po dëgjojmë përsëri paralajmërime për luftë civile.

Duhet të jemi të qartë: protesta nuk është luftë civile. Të ngresh zërin, të kërkosh llogari, të dalësh paqësisht në shesh, nuk është shpallje lufte ndaj vendit tënd.

Askush nuk mund të garantojë se një situatë nuk do të përshkallëzohet. Prandaj duhet përgjegjësi për çdo veprim, nga kushdo. Por frika nga përshkallëzimi nuk mund të bëhet urdhër që qytetarët të heshtin.

Unë dua një protestë ku njerëzit të kthehen në shtëpi të sigurt. Ku askush të mos goditet. Ku fjala të dëgjohet dhe kërkesat të marrin përgjigje.

Dua edhe që një njeri të mund të thotë “nuk jam dakord” pa iu hedhur mbi supe përgjegjësia për një katastrofë.

Sepse kemi heshtur boll duke mbajtur përgjegjësi për reagimin e atij që kundërshtonim.

Fëmija për zemërimin e prindit.
Gruaja për shpërthimin e burrit.
Qytetari për atë që mund të ndodhë nëse flet.

Dhe pastaj habitemi pse na ngec fjala. Pse rrimë të ngrirë përballë padrejtësisë. Pse shohim njëri-tjetrin dhe presim kush do ta thotë i pari atë që shumë prej nesh po mendojnë.

Unë nuk dua t’ia lëmë këtë trashëgimi fëmijëve tanë.

Dua që ata të dinë të kundërshtojnë pa dhunë dhe të dëgjojnë pa kërcënuar. Të mund të thonë “kjo më dhemb”, “kjo është e pa

19/10/2026

Ajo donte të ngjitej në jaht.
Përfundoi në det.

Ti qesh. Pastaj kthehesh te biznesi yt dhe thua:
“Më duhet një ide që s’e ka bërë askush.”

Edhe më e veçantë.
Edhe më e guximshme.
Edhe më e bukur për t’u treguar.

Po klienti? Ku është klienti në gjithë këtë?

Ti i tregon sa i veçantë është produkti. Ai të pyet nëse i bën punë.
Ti i shpjegon metodën. Ai kërkon të kuptojë çfarë po blen.
Ti vazhdon prezantimin. Ai thotë: “Do ta mendoj.”

Dhe aty të shtrëngohet stomaku. E njeh atë fjali. Ke dëgjuar shumë të tilla.

Kthehesh në shtëpi dhe mendon çfarë të shpikësh tjetër. Ndërsa përgjigjja mund të ketë qenë pikërisht te fjalët që kalove pa i dëgjuar.

Sa herë ke ndryshuar ofertën pa kuptuar ende pse klienti nuk e bleu?

Të ndalosh kërkon guxim. Sidomos kur ke investuar para, kohë dhe krenari në mënyrën tënde.

Të pyesësh: “Çfarë të pengon?”
Të dëgjosh përgjigjen deri në fund.
Të mos hidhesh menjëherë për të mbrojtur çmimin, produktin, veten.

Sepse aty merr informacionin me të cilin mund të marrësh një vendim më të mirë.

Te “Investitorët”, këtë aftësi drejtimi synojmë të ndërtojmë: të kuptosh çfarë po ndodh mes ofertës tënde dhe vendimit të klientit. Të dallosh kur duhet të shpjegosh më qartë, kur duhet të ndryshosh dhe kur po harxhon energji duke mbrojtur diçka që tregu nuk po e kupton.

Produkti yt meriton një drejtues që dëgjon.
Edhe paratë e tua.

Para se të investosh te ideja tjetër, investo te mënyra si merr vendime.

Më shkruaj “INVESTITORËT” për t’u njohur me trajnimin.

Herën tjetër që klienti të thotë “do ta mendoj”, të kesh një pyetje për t’i bërë përpara se të largohet.

19/10/2026

Unë dua që djali im të ketë guxim.

Pastaj vjen një çast kur duhet të them diçka që dikujt nuk do t’i pëlqejë. Dhe e kap veten duke kërkuar fjalët që të mos mërzitet ai. Duke ia parë fytyrën. Duke u bërë gati të tërhiqem ende pa folur.

Djali është aty.

Unë i them: “Fol, shprehu, thuaje çfarë do.”
Ai më sheh mua.

Këtu më ndal kjo foto. Te këmbët e vogla që kërkojnë vendin brenda gjurmëve të babait.

“Ki kujdes ti, bab. Unë po shkel aty ku shkel edhe ti.”

Dhe unë mendoj: po në gjurmët e mia, çfarë gjen fëmija im?

Kur më sheh të lodhur dhe më dëgjon të them “mirë jam”, çfarë po mëson për lodhjen e vet?

Kur gaboj dhe nis ta dënoj veten, çfarë po i tregoj se meriton një njeri që gabon?

Kur i them se e dua, a po arrij të jem aty me të? Ta dëgjoj deri në fund? Apo jam duke menduar çfarë duhet të bëj që të jem një nënë e mirë, ndërsa ai po më flet?

Këto pyetje më prekin. Sepse unë e dua fëmijën tim. Dhe dua që dashuria ime të mbërrijë tek ai. Të mund ta ndiejë në një bisedë, në një kundërshtim, edhe në një ditë kur nuk kuptohemi.

Prandaj më duhet të shoh çfarë bëj unë në ato çaste kur frika më merr fjalën.

A mund të qëndroj aty?
Të them çfarë ndiej?
Ta dëgjoj një “jo” pa e kthyer menjëherë në një gjyq për vlerën time?

Kjo është puna që dua të sjellim në “Vizionari”. Jetën tonë ashtu siç ndodh. Fjalinë që nuk e thamë. Pranimin që e dhamë me zor. Bisedën që mbaroi, por ne vazhduam ta mbanim në kokë gjithë natën.

T’i shohim këto çaste aq qartë, sa të fillojmë të dallojmë ku kemi mundësi të zgjedhim ndryshe.

Unë dua të mund t’i them djalit tim: “Edhe unë po mësoj.”
Dhe pastaj ai të më shohë duke mësuar. Duke kërkuar ndjesë kur gaboj. Duke mbajtur një kufi. Duke folur edhe kur më dridhet zëri.

Dua që në gjurmët e mia të gjejë edhe këtë mundësi: që njeriu mund ta ndryshojë mënyrën si ecën.

Nëse te këto rreshta pe një çast nga jeta jote, më shkruaj “VIZIONARI”. Le të flasim për punën që mund të bësh me veten në trajnim.

Kryeministër, ndalu pak dhe dëgjoji shqiptarët!Kryeministër, a do ta kërkoje njësoj votën, po t’ua kishe treguar shqipta...
18/10/2026

Kryeministër, ndalu pak dhe dëgjoji shqiptarët!

Kryeministër, a do ta kërkoje njësoj votën, po t’ua kishe treguar shqiptarëve këtë ‘film’ përpara?

Pa e përgatitur përgjigjen ndërsa ata flasin.
Pa kërkuar menjëherë kush qëndron pas tyre.
Pyeti çfarë i ka sjellë deri këtu.
Dhe qëndro aty edhe kur përgjigjja të dhemb.

Unë jam trajnuese biznesi dhe psikologjie dhe e di sa tunduese është të mbrosh punën tënde kur dikush ta kundërshton.
Ke harxhuar vite, energji, besim të shumë shqiptarëve.
Të vjen t'u thuash: “Po ju, a e dini sa kam bërë unë?”

Por pikërisht aty duhet të dëgjosh.

Sepse ajo që ke bërë nuk e mbyll bisedën për atë që ende nuk shkon.
Ajo që ke bërë nuk mbyll plagët e atyre që po vuajnë me ato plagë.

Në këto foto kam sjellë figura të historisë sonë mes njerëzve të sotëm.
I kam sjellë si një kujtesë për përgjegjësinë që kemi ndaj vendit që trashëguam dhe fëmijëve që do ta trashëgojnë prej nesh.

Çfarë do t’u lëmë?

Një vend ku duhet të njohësh dikë që të të hapet dera?
Ku e përtyp fjalën nga frika se mos humbet punën?
Ku fëmijës i blejmë valixhen dhe pastaj mburremi me diplomën që mori larg nesh?

Unë dua të kem arsye t’i them djalit tim: “Mund ta ndërtosh jetën edhe këtu.”

Dhe dua t’ia them duke e besuar.

Prandaj më intereson çfarë ndodh sot.
Si nënë.
Si grua që punon në këtë vend.
Si njeri që çdo ditë dëgjon njerëz të përpiqen të ndërtojnë diçka me duart e tyre.

Nuk dua asnjë nënë te dera e spitalit, as nënën e protestuesit, as nënën e policit.
Dua që secili të kthehet në shtëpi dhe që nesër të ketë një përgjigje më shumë, një zgjidhje më shumë, një arsye më shumë për të besuar.

Kryeministër, sot ke mundësinë të lësh në kujtesën e këtij vendi një fjali që vlen:

“Kur shqiptarët folën, ai i dëgjoi.”

Pastaj veproi.
Dha llogari.
Mbajti përgjegjësi.

Historia shkruhet edhe në ato çaste kur ke pushtetin të mbyllësh një derë dhe zgjedh ta hapësh.

Romina Difi — Dua t’i them tim biri:
"Këtu ka të ardhme."
Dhe kur të më shohë në sy, ta besojmë të dy atë që i thash.

Address

Perballe Ambasades Amerikane
Tirana
📞+355692077149📞+355695151888

Telephone

+355695151888

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biznes Organizim Sukses posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share