23/04/2024
Hapja e një hoteli, moteli, restoranti ose bar kafeje mund të jetë një sipërmarrje fitimprurëse. Megjithatë, pa menaxhimin e duhur nga një ekip profesional, rritet stresi, ndodhin humbje financiare dhe vjen deri tek mbyllja e biznesit.
Suksesi në industrinë e hotelerisë kërkon jo vetëm investime financiare, por kërkon edhe personel të specializuar me ekspertizën e duhur për të pasur sukses.
Jam i diplomuar në Shkollën e Lartë të Hotelerisë në Beograd, me titullin "Organizues i Avancuar Profesional në fushën e Hotelerisë", të cilin e kam mbaruar në vitin 1987. Kualifikimi im është njohur edhe nga Universiteti i Torontos në Kanada, duke e barazuar atë për një diplomë dyvjeçare nga kolegjet kanadeze.
Me eksperiencë disavjeçare në hotele të ndryshme në Beograd, bregdetin Kroat, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Qendrën Turistike të Brezovicës, duke përfshirë katër vite si Menaxher i Propagandës dhe Sh*tjeve të Kapaciteteve për hotele me mbi 1000 shtretër, si dhe pesë vjet në edukimin e nxënësve të shkollave të mesëme--drejtimi Turizëm dhe Hoteleri:
—Ofroj sherbime konsulence mbi menaxhimin, organizimin, mikpritjen, sherbimin dhe administrimin per hotele, motele, restorante dhe bar-kafe. Gjithashtu, ofroj edhe trajnime për stafin e shërbimit brenda këtyre institucioneve. Pronarët e objekteve të hoteleve që kërkojnë konsultime për veten e tyre, stafin, apo edhe shërbime të drejtpërdrejta të menaxhimit të hoteleve janë të mirëpritur të më kontaktojnë përmes kutisë sime për detaje të mëtejshme.
Me rrespekt,
Fatmir Sadiku