01/08/2026
01.08.2026
E shtunë ora 12:00
Sot Kryetari j Bfi së Italisë Dr. Reshat Ibishi mori pjesë në Inaugurimin e Insitutit të shkollës së Hifzit të Kuranit “ Hafiz Refik Ajeti “ në fshatin e likovës, në komunën e likovës.
Nën prezencën e operativës së lartë të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut në krye me Kryetarin Reis ul Ulema Hfz Shaqir ef Fetai, si dhe Muftiun e e Muftinisë së Komjnës së Kumanovës Abedin Imeri, perfaqëesuesin e bashkësisë Islame të Sanxhakut si dhe përfaqësuesin e Komunës së Likovës, imamë të komunës e më gjërë, profesorë dhe mësimdhënës si dhe shumë banorë të komunës së Likovës e më gjërë.
Sot është një ditë gëzimi, krenarie dhe shprese. Jemi mbledhur për të inauguruar një institucion që nuk ndërton vetëm mure, por ndërton zemra, mendje dhe karaktere.
Një shkollë ku do të mësohet Fjala e Allahut, libri që ka ndriçuar njerëzimin për më shumë se katërmbëdhjetë shekuj.
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ﴾
“Vërtet, ky Kuran udhëzon në rrugën më të drejtë.”
(El-Isra, 9)
Prandaj, investimi në mësimin e Kuranit është investim në të ardhmen e një populli. Nuk ka pasuri më të madhe se një brez që e njeh Zotin e tij, e respekton familjen, e do atdheun dhe jeton sipas moralit të Kuranit.
Sot kujtojmë me respekt emrin që mban kjo shkollë, “Hafiz Refik Ajeti”. Mbajtja e emrit të një personaliteti është një amanet. Është një kujtesë që puna, sakrifica dhe shërbimi ndaj fesë e kombit nuk harrohen.
Lusim Allahun që çdo e mirë që do të lindë në këtë shkollë të jetë sadaka rrjedhëse edhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin dhe themelimin e saj.
Të dashur prindër,
Fëmijët janë amaneti më i çmuar që Allahu ua ka besuar. Ata kanë nevojë për shkollë, për dituri, por mbi të gjitha kanë nevojë për edukim shpirtëror. Kurani është ai që ndërton personalitetin dhe i mbron ata nga devijimet e kohës sonë.
Të dashur nxënës,
Ju jeni shpresa e këtij vendi. Hapeni zemrën për Kuranin. Bëjeni atë shokun tuaj në rini, në pjekuri dhe në pleqëri. Ai do të jetë dritë në këtë botë dhe ndërmjetësues për ju në Ditën e Gjykimit.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«اقرؤوا القرآن فإنه يأتي يوم القيامة شفيعًا لأصحابه»
“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë në Ditën e Kiametit si ndërmjetësues për ata që e kanë shoqëruar.” (Muslim)
Në një kohë kur të rinjtë përballen me sfida të shumta morale, kulturore dhe shpirtërore, shkolla të tilla janë ndër mbrojtjet më të forta të identitetit tonë fetar, kombëtar dhe njerëzor.
Le të jetë kjo shkollë një vatër e dijes, urtësisë dhe moralit. Le të dalin prej saj hafizë, imamë, mësues, profesionistë dhe qytetarë të ndershëm që do t’i shërbejnë Allahut, familjes, kombit dhe shoqërisë.
Në fund,
falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti: donatorët, imamët, mësuesit, prindërit dhe çdo dorë që ka ndihmuar në ngritjen e kësaj vatre të Kuranit.
Lusim Allahun e Madhëruar:
• Ta bëjë këtë shkollë burim drite dhe bereqeti.
• T’i bekojë mësuesit me sinqeritet dhe urtësi.
• T’i bëjë nxënësit prej bartësve të Kuranit dhe zbatuesve të tij.
• Ta ruajë Likovën, vendin tonë dhe mbarë umetin në paqe, unitet dhe mirësi.
رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ، وَتُبْ عَلَيْنَا إِنَّكَ أَنتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
“Zoti ynë, pranoje prej nesh, sepse Ti je Dëgjuesi dhe i Gjithëdijshmi. Pranoje pendimin tonë, sepse Ti je Pranuesi i pendimit dhe Mëshirëploti.”
Ve’s-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.