08/05/2023
Poleni Për Një Organizëm Të Shëndetshëm
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se poleni është efikas për të rimëkëmbë organizmin e një njeriu të ushqyer keq dhe për të përmirësuar masën muskulare.
Ai konsiderohet një aleat i organizmit dhe e pasuron atë me ushqyesit më të shëndetshëm që e mbajnë në formë.
Kundër Inflamacionit
Inflamacioni përbën zanafillën e shumë sëmundjeve.
Konsumi i produkteve dhe ushqimeve të pasura me antioksidantë jo vetëm që pakëson inflamacionin por zhbën disa prej dëmeve të shkaktuara prej tij.
Kjo është arsyeja përse poleni i bletës është i këshillueshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancerit.
MËSO MË SHUMË
Nëse poleni përzihet me mjaltë, ai ka një ndikim anti-inflamator shumë më të fuqishëm kundër toksinave në mëlçi.
Kundër Mikrobeve
Mjalti dhe nënprodukte të tjera të bletës luftojnë mikrobet dhe bakteret.
Kjo është arsyeja përse mjalti përdoret për trajtimin e plagëve dhe lëndimeve të lëkurës sepse shmang infeksionin.
Poleni i bletës është shumë i fuqishëm kundër mikrobeve dhe pengon ndryshimet genetike që pësojnë ato kur futen në organizëm.
Kundër Allergjive
Përveç mjaltit, edhe poleni i bletës rekomandohet kundër alergjive.
Përbërësit e tij, kanë aftësinë të pengojnë aktivizimin e qelizave që nxisin disa prej reagimeve më të ashpra alergjike që ndodhin në organizëm.
Ushqyesit që përmban poleni e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, sepse u jep atyre energji, gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre.
Poleni është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.
Poleni i bletës është gjithashtu i dobishëm për mëlçinë, ndihmon femrat që kanë probleme me menstruacionet, lufton problemet e zorrëve, minimizon astmën bronkiale, ul hipertensionin dhe alergjitë, parandalon formimin e ekzemës, lufton çrregullimet me shikimin dhe parandalon rënien e flokëve.
Së fundmi, duhet përmendur që poleni i bletëve mund të jetë ideal si kurë kundër depresionit dhe problemeve me ankthin./