Vila "Hadhri" Borsh

Vila "Hadhri" Borsh Kaloni pushimet tuaja në plazhin e mrekullueshëm të Borsh*t! Vila “Hadhri”, destinacioni juaj për pushime të paharrueshme! Ajo është Vila Hadhri!

Në ditët e sotme është shumë e vështirë gjetja e një hoteli ku të kalohen pushime në Borsh pa shpenzime të shumta, duke u kombinuar cilësia e lartë dhe çmimi i ulët. Por asgjë nuk është e pamundur dhe për këtë ka vetëm një zgjidhje dhe një emër. Në filllim deshëm këtë vend. Thithëm ajrin e pastër të Borsh*t që fëmijë dhe më pas ndërtuam këtë vilë. U kujdesëm që dhomat e saj të kenë pamje nga ujrat

e kristalta të Jonit. E quajtëm atë Vila Hadhri dhe vendosëm që t’ju përkëdhelim. Në kufi mes Vlorës dhe Sarandës, në zemër të fshatrave fisnike të bregut, në Borshin e mrekullueshëm, ne krijuam me dashuri dhe respekt për traditën, një vend pushimi të mrekullueshëm. Në kufirin mes reales e ireales, të lashtës dhe modernes, butësisë dhe ashpërsisë, blusë së detit dhe të gjelbrës së malit Hotel Hadhri ofron një kombinim të veçantë të traditës, mikpritjes dhe komoditetin e një vile moderne. Vila Hadhri, është një perlë e vërtetë në “xhevahiret” e tokës, ku alternimi i ngjyrave magjike të malit dhe bukurisë së detit, freskia e dallgëve, agimi i mrekullueshëm dhe muzgu unik do ti bëjnë përvojat tuaja të paharrueshme. Qëndrimi në Vila Hadhri është një eksperiencë me të vërtetë unike e luksit dhe e rehatisë. Dhomat tona ofrojnë të gjitha lehtësitë moderne për të bërë qëndrimin tuaj vërtetë të paharrueshëm! Ato janë të pajisura me televizorë plazma, ajër të kondicionuar, tualete dhe kuzhina moderne, parking dhe me shumë komoditete të tjera. Gjithashtu recepsioni i Vila Hadhrit është në dispozicion të vizitorëve gjatë 24-orëve. Gjatë qëndrimit tuaj për pushime ne Borsh ju mund të vizitoni monumentet e kulturës dhe zonat turistike të Borsh*t si “Kalanë e Sopotit”, ujvarën ose “Burimin e Zanave”, por mund të orgnizoni gjithashtu edhe një vizitë në Borshin e vjetër.

☀️ Wake up to nature, stay for the memories.
30/06/2026

☀️ Wake up to nature, stay for the memories.

Address

Borsh
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vila "Hadhri" Borsh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vila "Hadhri" Borsh:

Shortcuts

Share

Category