07/06/2018
Me 25 Qershor, nis Turneu madhështor ‘Kupa e Bregdetit’ 2018
Ashtu sikurse çdo vit, edhe në vitin 2018, në Hotel ‘IDEAL’ në Golem, si dhe në një Hotel në plazhë, nga 25 Qershori, do të fillojë Turneu mbarëkombëtar ‘Kupa e Bregdetit’ 2018. Turne që bashkon shumë futbollistë nga trojet e ndryshme shqiptare, që socializon klubet mes vete, krijon shumë miqësi mes klubeve, lojtarëve, si dhe trajnerëve. Një turne që është për çdo lëvdat gjë të cilën nuk e kemi thënë vetëm ne, turne që krijon shumë mundësi të aftësimit të futbollistëve, gjyqtarëve dhe trajnerëve, gjë të cilën ky turne e ka edhe synim kryesor. Për vite me radhë ky turne grumbullon rreth 500 futbollistë të grupmoshave të ndryshme për aq kohë sa zgjat turneu. Sivjet do të ketë ndryshime, në organzimin e turneut, ka ndryshime infrastrukturore, tashmë çdo ditë e me shumë po krijohet një ambient edhe më i favorshëm për mbarëvajtjen e turneut. Në këtë vit turneu do të fillojë me 25 Qershor dhe do të përfundojë me 15 Korrik. Me 25 Qershor nis grupi i parë më grupmoshat e parafatosëve U11 dhe fatosëve U13 dhe do të zgjasë deri me 1 korrik, ndërkohë, grupi i dytë i ekipeve parafatosë dhe fatosë U11 dhe U13 do të fillojë nga 2 Korriku deri me 8 Korrik. Me 9 korrik do të fillojë faza e tretë dhe përfundimtare me gjeneratat e pionerëve dhe kadetëve, konkretisht me U15 dhe U17, e cila do të zgjasë deri me 15 korrik, ndërkohë që pjesëmarrje do të ketë edhe me gjeneratat U-19 të juniorëve ku pjesëmarrëse do të jetë kampioni i Kosovës Gjilani. Turneu do të udhëheqit nga persona me bagazh në futbollin e Kosovës si dhe me Vëzhgues të dalluar si dhe të licencuar nga ana e FFK-së. Poashtu edhe 6 gjyqtarë do të ndajnë drejtesinë në këtë turne , që të gjithë të çertifikuar nga ana e FFK-së. Këtë vit në turne do të ketë edhe staf mjekësor që do të përkujdesët për shendetin e lojtarëve gjatë aktivitetit, si dhe në stafin organizativ është rritur numri i njerëzve që do të menaxhojnë turneun.
Klubet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në turneun ‘Kupa e Bregdetit 2018’:
1. KF. Kosova (Prishtinë)
2. KF. Rilindja
3. KF. Trepça ’89 (Mitrovicë)
4. Sh.f. Roni 19 (Podujevë)
5. KF. Gjilani (Gjilan)
6. KF. Ferizaj (Ferizaj)
7. Sh.f. Urbano (Raskovë)
8. Sh.f. Arbëria (Gjilan)
9. Sh.f. Vitia (Viti)
10. Sh.f. 78 (Gjilan)
11. Sh.f. Bardhoshi (Bardhosh)
12. KF Kukësi (Kukës)
13. KF Vjosa (Shtime)
14. Sh.f. Liridoni (Podujevë)
15. Sh.f A&N (Prizren)
16. Sh.f. Avdurri (Doganaj)
17. Sh.f. Melodia (Suharekë)
18. Sh.f Kosovari (Bardh i madh)
19. KF. Deqani (Deqan)
20. Sh.f. Studençani ’77 (Suharekë)