Bar Kafe Ard-Romi

Bar Kafe Ard-Romi Gjithmon ne dispozicionin tuaj
Ofrojme ambient modern dhe komod dhe sherbim te kualifikuar ! Adresa: 50 metra larg bregut detit,perball hotel Romanes.

Përshëndetje e mirmbrëma Miq te dashur!Po ju paraqes Disa nga Veprat e punimet e mia në Pikturë të cilat  po i hedh në s...
08/08/2023

Përshëndetje e mirmbrëma Miq te dashur!

Po ju paraqes Disa nga Veprat e punimet e mia në Pikturë të cilat po i hedh në sh*tje nëse keni deshire ti keni në muret e Ambjenteve ku Jetoni /Punoni , apo keni Aktivitete.!😊🇦🇱

23/01/2021

DY CUCAT E GJIKOLAJVE

Nga: Meti Fidani

Nuset e Gjikolajve, po i çonin në burg. Gjela me një foshnje 4 ditëshe dhe Mrika, e kunata e saj shtatzënë. Në Përlat, Mrikën e zunë dhimbjet e lindjes. Rojet nuk e besonin dhe nuk e ndalonin makinën. Ajo lindi udhës për në burg. Dy nuset dhe foshnjat e tyre të porsalindura, për 4 muaj i mbajtën në qelitë e burgut të Burrelit, pastaj i çuan në Tepelenë, ku vdiqen të dyja vogëlushet, Prena e Dila. Ato vdiqën sapo mbushen moshen 3 vjecare. Mbas 50 vjeteve nënat e tyre edhe pse të moshuara e gjetën vendndodhjen e trupave të vogëlusheve.
Nuk janë as filma e as përralla. Janë skenaret e vertetë të turpit, të mbasviteve 44. Dhe akoma tundim portretet e Stalinit dhe Enverit, në varret e deshmorëve. Deshmorët nuk janë, as të partive, e as të Enverit, e as të Stalinit. Deshmorët janë të Atdheut. Dëshmorë duhet të jenë dhe cucat e Gjikolajve, 2 martiret e vockëla, që unë i kam hedhur në vargje.

DY CUCAT E GJIKOLAJVE

"I vrave dy cucat, eh, tu thaftë, ajo dorë
për dy, të sapolindura, i hape qelitë
Prena, kishte moshën... vetëm 4 orë
e Dila, më e madhe... vetëm, 4 ditë
#
Urdhër arresti , firmosur prej Tiranës
vetëm 4 orëshe, oh, ç'qe kjo mënxyrë
para 4 orësh, ish në barkun e nanës
pas 4 orëve, në qelinë e ndyrë.
#
Para 4 orësh, dy nuse, drejt burgut,
e lidhur lehona, lidhur, dhe tjetra, shtatzanë
-Ndale makinën, ndale, o toger i Jugut
po lind... m'zgjidh duart, po vdes, o nanë
#
Ndan' udhës, u lind, një foshnjë armike
4 muaj nuk pa, as rezen e dritës
në terrin e burgut, dridheshin prej frike
dy foshnjat vocërrake, e dy nuset e Mirditës
#
Martiret e mia, të voglat dëshmitare
martiret e kohës së mbledhur gangrenë
syçkat i mbyllën, në moshën 3 vjecare
në kampin e shfarosjes, me emrin Tepelenë
#
50 vjet të humbura... pa varr mbetën
pas lumit të Bënçës, me dheun përqafuar
gërmuan nënat, gjer eshtrat i gjetën
dy grushte eshtrash, 50 vjet dënuar
#
Dhe dalin nostalgjikët, sot, në mes të ditës
portrete diktatorësh, tundin, çdo 5 Maj
askush s'kujtohet, për cucat e Mirditës
njëra pa faj, e tjetra pa faj.
#
I merrni dhe cucat, në varret e dëshmorëve
ti njohin historianë, servilë e lugetër
njëra u burgos, në mosh', të 4 orëve
në moshën 4 ditshe, burgosur, cuca tjetër
#
Merrini... ti njohë, bota anembanë
dy martiret e mia, dy lule manushaqe
u vranë deshmorët, ishte luftë, u vranë
por cucat e Gjikolajve, mi vranë në paqe
#
Merrini,, dy grusht eshtrash,, dy cuca.. dy fëmijë.në varret e dëshmorëve, të dëshmojnë, aty
merrini.... atje ku janë, 28 mijë...
le të jenë, pra, 28 mijë, e dy....."

(Ne foto, nuset e Gjikolajve, Mrika e Gjela, dhe dy miniarkivolet me eshtrat e cucave të tyre, Prena e Dila, gjetur pas 50 vjetesh)

22/12/2017

Fundjava e pare e muajit festiv ne vjen me super produkte!

mendon per dhuratat e fundvitit
kliko ketu per oferten e plote:http://www.lrworld.com.gr/offers/

22/12/2017
02/10/2014

Address

PLAZH DURRES
Durrësi

Telephone

+355682169355

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bar Kafe Ard-Romi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share