05/06/2026
🎭 Nesër, Korça çel sezonin veror me një nga festat më të dashura dhe më të bukura të qytetit, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit 2026.
Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj atmosfere plot ngjyra, muzikë dhe gëzim, duke ndjekur programin e aktiviteteve gjatë gjithë ditës! 🌟
✨ 11:00 – Grupet e karnavalit do të sjellin atmosferën festive në rrugët e qytetit, me itinerarin: Zona Këmbësore – Bulevardi “Republika”.
✨ 17:00 – 20:00 – Në Qendrën Rinore do të zhvillohen aktivitete për fëmijë dhe Face Painting.
✨ 19:00 – Parada e Karnavaleve, me itinerarin: Lëndina e Lotëve – Bulevardi “Republika” – Zona Këmbësore.
✨ 20:30 – Carnival Party në Pazarin e Vjetër, ku festa do të vazhdojë me muzikë live dhe atmosferën karakteristike të karnavaleve.
Ju presim të festojmë së bashku dhe ta mbushim Korçën me energji, buzëqeshje dhe ngjyra! 🎭
❤️