09/08/2026
Mbrëmë Kruja nuk kaloi thjesht një natë të vështirë… mbrëmë Kruja u përball me një sprovë të madhe.
Kemi përjetuar momente të vështira herë pas here, por ajo që pamë mbrëmë ishte nga ato momente që të drithërojnë shpirtin na kujtoi termetin e 2019. Flakët, frika, njerëzit që evakuoheshin… dhe mbi të gjitha ajo lutja e heshtur që kishim të gjithë në zemër: “O Zot, vetëm mos lejo të ketë humbje jete.”
Në ato momente, Kruja tregoi edhe një herë se çfarë do të thotë të jesh krutan. Dyert e hoteleve u hapën për këdo që kishte nevojë. Dyert e shtëpive u hapën. Zemrat u hapën. Askush nuk pyeti kush ishe, nga vije apo çfarë kishe — rëndësi kishte vetëm të shpëtonim njëri-tjetrin.
Sonte mund të kemi frikë, mund të kemi dhimbje, mund të jemi të lodhur… por kemi edhe diçka shumë më të fortë: kemi njëri-tjetrin.
Falënderojmë Zotin që na dëgjoi lutjet dhe na ruajti nga më e keqja. 🙏
Mirënjohje për çdo njeri që u bë pjesë e kësaj beteje. Për forcat që luftuan me flakët, për heronjtë që nuk u tërhoqën, për ata që rrezikuan veten për të mbrojtur të tjerët. Ju jeni krenaria jonë. ❤️🔥
Kruja mund të jetë goditur, por Kruja nuk është thyer!
Sepse pas çdo sprove, Zoti sjell lehtësimin. Pas çdo nate të errët, lind një mëngjes i ri. Dhe ne do të ngrihemi përsëri bashkë, më të fortë, më të bashkuar dhe më krenarë.
Kruja është historia jonë, shtëpia jonë, zemra jonë.
Dhe bashkë do ta bëjmë Krujën aty ku e meriton — në lartësinë e saj.
🙏 Zoti i ruajtë të gjithë ata që luftuan me flakët.
🙏 Dhe Zoti na pastë gjithmonë nën mbrojtjen e Tij.