I vendosur në zemër të Kukësit përgjatë bulevardit kryesor, hoteli ynë është ura mes të kaluarës dhe të tashmes së qytetit. Nga Maja madhështore e Gjallicës te lumi i qetë Drin, çdo cep ju fton të eksploroni bukuritë, kulturën dhe trashëgiminë e rajonit tonë. Gjallica ka datë të lindjes që me Kukësin e Vjetër. Ishte hoteli i parë që u rindërtua në qytetin e tanishëm të Kukësit pas mbulimit të qyte
tit të vjetër nga uji i hidrocentralit. Udhëtimi ynë nisi me rrënjë të thjeshta dhe një ëndërr të guximshme. Dikur një hotel shtetëror gjatë epokës komuniste, e që nga viti 1992 gjithçka ndryshoi kur familja jonë pa potencialin e tij të fshehur duke u bërë kështu dhe hoteli i parë i blerë në ankand. Që atëherë, kemi investuar me zemër në shumë rinovime, duke e transformuar në një vend që kombinon komoditetet moderne me mikpritjen autentike shqiptare. Gjatë Luftës së Kosovës në 1999, dyert tona mbetën të hapura për gazetarë nga e gjithë bota, duke ofruar siguri, ngrohtësi dhe mbështetje..një kapitull për të cilin jemi krenarë. Sot, me komoditete moderne dhe panele diellore që mbulojnë 99% të energjisë, Hotel Gjallica vazhdon të nderojë trashëgiminë e tij, duke përqafuar qëndrueshmërinë, elegancën dhe komoditetin, e duke i ofruar çdo mysafiri një qëndrim të paharrueshëm. At Hotel Gjallica, you are more than a guest; you are part of our story. Located in the heart of Kukës along the main boulevard, our hotel serves as a bridge between the city’s past and present. From the majestic Gjallica Mountain to the serene Drin River, every corner invites you to explore the beauty, culture, and heritage of our region. Our story is unique. Gjallica’s origins go back to the days of Old Kukës. It was the first hotel rebuilt in the current city after the old city was submerged by the hydropower reservoir. Our journey began with humble roots and a bold dream. Once a state-run hotel during the communist era, everything changed in 1992 when our family recognized its hidden potential, making it the first hotel we purchased at auction. Since then, we have poured our hearts into extensive renovations, transforming it into a place where modern comfort meets authentic Albanian hospitality. During the Kosovo War in 1999, our doors remained open to journalists from around the world, offering safety, warmth, and support..a chapter in our history we are proud of. Today, with modern amenities and solar panels covering 99% of our energy needs, Hotel Gjallica continues to honor its legacy while embracing sustainability, elegance, and comfort, offering every guest an unforgettable stay.