12/09/2018
Plazh Alpin në Liqenet e Rrajcës (2220 metra).
Të dielen 16 Shtator
Do të marshojmë drejt një Parajse të fshehtë turistike "Liqenet e Rrajcës" një destinacion turistik tepër mahnitësnjë udhëtim për të mos u humbur, do të shijojmë pamjen e bukur dhe pamjen mbresëlënëse që të ofrojnë LIQENET E RRAJCËS Për vetëm 1000 lekë ..
REZERVONI: Duke dërguar sms në Direct ose në nr. 0684649145 'Rezervoj “X” vende për tek Liqenet Alpinë të Rrajcës dhe emrat tuaj'.
Pas shumë kërkesave që ne kemi marrë nga të apasionuarit e natyrës dhe guidave që interesohen ne do të kemi nisje nga pesë qytete, Tirana, Durrësi, Librazhdi, Pogradeci, Prrenjasi. (Të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë në Cel ose SMS për më shumë detaje rreth eventit).
Karakteristikat :
Kategoria: Marshim
Vendtakimi: "Taverna Kastrati Prrenjas"
Data:16.Shtator 2018
Ora: 09:00 -18:00
Pjesemarrja e limituar: 25 Persona
Distanca :Disnivel 920 M
Niveli i guidës:Mesatar
Liqenet Alpinë të Rrajcës -Monument Natyrë
Një mrekulli e natyrës, që ja vlen për ta vizituar...
Liqenet e Rrajcës "Likopather"ߏޮdodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut, të vendosura në një cirk të madh kompleksesh akullnajore,pjesë e Parku Kombetar i Shebenik-Jabllanicë shtrihen në afërsi të fshatit Rrajce-Bardhaj, lartësia 2220 metra në të cilën ndodhen i bën ato kaq të veçantë dhe atraktivë për tu vizituar,
Janë katër liqene akullnajorë, me gjatësi 100 - 200 m dhe gjërsi 80 -100 m, thellësia e tyre arrin në disa metra.
Janë të veçuara nga njëri-tjetri dhe mund të vizitohen brenda një dite,me ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë ,gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe.Gjatë periudhës së verës, një pjesë e këtyre liqeneve janë të mbuluar me lule, zambake natyrale, duke krijuar një peisazh të pakrahasueshëm me asgjë tjetër .Liqenet e Rrajcës kohët e fundit janë futur në listën e liqeneve Alpinë për nga lartësia dhe madhësia e tyre fantastike.
Programi:
Të gjitha nisjet e qyteteve rreth orës 09:00 në Prrenjas . Nga aty do të marrim rrugën për në fshatin "Rrajcë" i famshëm për legjendat e heroit tonë Kombëtarë Skëndërbeut dhe Vallen e Rrajcës. Më pas marim shtegun në këmbë për të Liqenet e Rrajcës.
Do të përshkrojmë një distancë rreth 6-7 km ku do alternohet hecja në brendësi të pyllit të ahut dhe terrenit jo shumë malorë do ndalojmë herë pas here për të bërë foto në vendet më pikante, me gjithëse atje është gjithçka e bukur dhe mbi të gjitha pjesë e një natyrë turistike, pasi të perfundojmë shtegun në brendësi te pyllit do shfaqet përpara nesh madheshtorja Fusha e Valtit nga ku mund të shohim Pyjet e virgjëra prej 2000 ha tashmë pjesë e UNESCO.
Do të kemi nderin dhe kënaqësinë të hecim në drejtim të shtegut të Zonës së Mbrojtur nga UNESCO dhe do e përfundojmë me vizitën në Liqenet e Rrajces ku të apasionuarit e peshkimit mund të marin paisje për tu argëtuar (lejohet të kapen jo më shumë se 3 peshq),pamja e Malit të shebenikut 2260 m si dhe Pyjet e UNESCO do te na mundësojnë mbylljen e Aventurës sonë
Do të ndalojmë tek Liqenet ku të gjithë do shkrepim sa më shumë foto dhe pse jo mund të freskohemi duke bërë plazhin në lartësinë e ujit të kristaltë mbi 2220 metra aty ku kënaqësia shtohet në limit të aventurës ditore..
Rreth orës 18:00 jemi në Prrenjas
Cmimi për këtë aktivitet është: 1000 Lekë/personi
Të përfshira:
Transporti:Prrenjas-Rrajce- Shebenik dhe Kthimin
Guida shoqëruese
Foto gjatë aktivitetit
Çfarë duhet të keni me vete:
Cantë shpine
Këpucë të përshtatshme për hiking
Veshje sportive, Ndërresa
Ushqim, Ujë, Fruta të thata
Aparatin fotografik
Energji Pozitive Dhe BUZEQESHJEN TUAJ
E gjithë guida zgjat 5-6 orë sipas ritmit të ecjes.
Ju sigurojme se do kalojmë një ditë plot adrenalinë
***P.s ky është një aktivitet që zhvillohet në mënyrë shoqërore, nuk përfaqësojmë asnjë Agjenci Udhëtimi, çdo pjesëmarrës do të jetë vetë përgjegjës për çdo aktivitet që do të zhvillohet, ndërsa nga ana jonë do të ofrohet mbështetja për çdo gjë që mund tju nevojitet gjate udhetimit ***