02/10/2026
Një sezon i mbushur me momente të bukura, shumë vizitorë dhe kujtime që do të mbeten me ne. 🤎🌅
Nga i gjithë stafi i Hotel Sunset Shëngjin, ju falënderojmë përzemërsisht për besimin dhe për faktin që na zgjodhët për pushimet tuaja këtë sezon. Fluksi i madh i vizitorëve ka qenë një kënaqësi dhe njëkohësisht një përgjegjësi e madhe për ne. Shpresojmë që secili prej jush të jetë larguar i kënaqur dhe, nëse në ndonjë moment nuk kemi arritur t’i përmbushim plotësisht pritshmëritë tuaja, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe çdo sugjerim që na ndihmon të përmirësohemi.
Mbyllim këtë sezon me mirënjohje dhe me dëshirën për t’u rikthyer edhe më të mirë. 🤍
Mirupafshim sezonin tjetër! Dyert e Hotel Sunset do të jenë përsëri të hapura për t’ju mirëpritur. 🌊