02/09/2026
Mimoza Rexhvelaj: Jeta nuk përcaktohet nga ajo që na ndodh, por nga kuptimi që i japim asaj që na ndodh…
Ndoshta vetëm 10% e jetës është ajo që nuk e zgjedhim dot: një humbje, një padrejtësi, një ndarje, një goditje e papritur e fatit. Ndërsa 90% tjetër është ajo që ndodh brenda nesh pas saj.
Ne nuk mund ta zgjedhim gjithmonë gurin që jeta na e hedh në rrugën tonë, por mund të zgjedhim nëse do të pengohemi prej tij, do ta mbajmë mbi shpinë, apo do ta kthejmë në një shkallë për t’u ngjitur më lart.
Në asnjë rast jeta nuk na pyet çfarë na dha, por pyet çfarë bëmë me atë që na dha…
Ndoshta liria më e madhe e njeriut është pikërisht kjo, të mos ketë pushtet mbi ngjarjet, por të ketë pushtet mbi veten përballë tyre.
Fati mund të shkruajë një rresht në historinë tonë, por mënyra si përgjigjemi, si reagojmë është dora jonë mbi laps…