Ansambli TROJET

Anrufen Wegbeschreibung Website

Ansambli TROJET Albanischer Ensemble "Trojet" in Winterthur. Ziel des Ensembles ist es, die alten Traditionen wie Tanz und Singen der jungen Generation weiterzugeben...

09/10/2026

Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”, me qendër në Winterthur të Zvicrës, e ka pritur me krenari dhe emocion

Nga Konispoli në Winterthur: Vallja që mban gjallë identitetin Çam !Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këng...
08/10/2026

Nga Konispoli në Winterthur: Vallja që mban gjallë identitetin Çam !

Winterthur – Zvicër, 08 tetor 2026 - Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”, me qendër në Winterthur të Zvicrës, e ka pritur me krenari dhe emocion lajmin për përfshirjen e Valles së Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Për ne, ky nuk është thjesht një vlerësim i një valleje. Është një vlerësim i një pjese të gjallë të identitetit çam. Vallja e Osman Takës lidhet me figurën e njohur të Osman Takës nga Konispoli dhe mbart në çdo hap, në çdo lëvizje dhe në çdo tingull kujtesën e një treve me histori, tradita dhe personalitet të veçantë kulturor.

Ajo është një valle që flet çamërisht përmes artit.

Në të jetojnë krenaria, dinjiteti, trimëria dhe qëndresa e një populli që, pavarësisht rrjedhave të historisë dhe shpërndarjes së tij në vende të ndryshme, ka ruajtur gjuhën, këngën, vallen, kostumin, zakonet dhe kujtesën e vet. Pikërisht për këtë arsye, për “Trojet”, ruajtja e Valles së Osman Takës nuk është vetëm ruajtje e një forme folklorike. Është ruajtje e një dëshmie të identitetit çam dhe e një trashëgimie që brezat tanë e kanë mbajtur gjallë me përkushtim dhe dashuri.
Çamëria nuk është vetëm një emër në hartën e kujtesës sonë. Çamëria është kulturë, është këngë, është valle, është gjuhë, është traditë dhe është kujtesë e gjallë. Dhe kjo pasuri kulturore është pjesë e pandashme e trashëgimisë shqiptare. Prandaj, ne e përshëndesim këtë moment me bindjen se çdo vlerësim institucional i traditave tona është një mundësi për t’i nxjerrë ato më fort në dritë dhe për t’ua përcjellë brezave të rinj. Identiteti nuk trashëgohet vetëm me fjalë. Ai ruhet duke e jetuar.

Dhe ne te “Trojet” përpiqemi ta jetojmë çdo ditë.

Me drejtuesit, me anëtarët tanë, me valltarët e rinj, me prindërit dhe me të gjithë miqtë që na rrethojnë, kemi krijuar një hapësirë ku kënga dhe vallja bëhen urë mes brezave dhe mes atdheut e mërgatës. Nga Winterthuri, larg trojeve tona të origjinës, ne vazhdojmë të mbajmë gjallë atë që na kanë lënë të parët. Sepse distanca nuk e zbeh identitetin.Përkundrazi, largësia na kujton edhe më fort se kush jemi. Dhe kur fëmijët e të rinjtë tanë ngrihen në skenë me kostumet tradicionale dhe hedhin hapat e Valles së Osman Takës, nuk shohim vetëm një performancë artistike. Shohim Çamërinë që vazhdon të jetojë.
Shohim kujtesën që nuk shuhet. Shohim identitetin që përcillet nga brezi në brez. Kjo është arsyeja pse “Trojet” do të vazhdojë ta mbrojë, ta promovojë dhe ta përcjellë trashëgiminë tonë kulturore kudo ku ndodhet. Sepse Vallja e Osman Takës nuk është vetëm një valle. Është një rrëfim i gjallë i identitetit çam, një pjesë e kujtesës sonë dhe një pasuri e kulturës shqiptare. Kur vallëzon Osman Taka, vallëzon historia.
Kur këndon Çamëria, flet kujtesa. Kur vallëzojnë brezat e rinj, identiteti vazhdon të jetojë. Trashëgimia jonë.
Identiteti ynë.
Çamëria jonë.
Krenaria jonë.

Ansambli i këngëve dhe valleve “TROJET”
Winterthur – Zvicer

02/10/2026

“TROJET” NË EKRANIN E ALB’SWISS TV 🇦🇱📺

Me kënaqësi ndajmë me ju pamje nga paraqitja e Ansamblit “TROJET” në Edicionin e Dytë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Diaspora Jehon” në Renens, të transmetuara nga Alb’swiss TV.

Një paraqitje që solli në skenë këngën, vallen, kostumin dhe traditën tonë shqiptare dhe që u vlerësua nga Juria Profesionale me tri çmime:

🏆 Çmimi i Festivalit, vlerësimi më i lartë
🏅 Valltari më i mirë
🏅 Kostumi më i mirë

Për ne këto pamje kanë vlerë të veçantë, sepse mbeten dëshmi e punës, përkushtimit dhe dashurisë së artistëve tanë për kulturën shqiptare.

Faleminderit Alb’swiss TV për hapësirën mediale dhe për përcjelljen e vlerave kulturore shqiptare në mërgatë.

Krenarë për artistët tanë dhe për çdo njeri që qëndron pas misionit ton kulturor në ansamblin “TROJET”

“TROJET”, aty ku tradita jeton dhe përcillet brez pas brezi 🇦🇱🇦🇱

25/09/2026

Mbrëmja do t’i kushtohet kulturës, muzikës dhe traditës shqiptare dhe do të mbahet më 28 nëntor në Hotel Zentrum Töss 👉 https://www.albinfo.ch/ansambli-trojet-organizon-mbremje-festive-per-28-nentorin-ne-winterthur/

Ansambli “Trojet” do të organizojë një mbrëmje artistike dhe festive me rastin e 28 Nëntorit, duke mbledhur komunitetin shqiptar në Winterthur dhe më gjerë rreth kulturës, muzikës dhe traditës shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss në Winterthur.

Sipas organizatorëve, 28 Nëntori përfaqëson një nga datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Përmes kësaj mbrëmjeje synohet nderimi i rrënjëve shqiptare, si dhe përcjellja e kulturës, muzikës dhe traditave te brezat e rinj në diasporë.

Ansambli “Trojet” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje festive dhe ta shënojnë së bashku 28 Nëntorin në Winterthur./Albinfo.ch

24/09/2026

Winterthur – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “TROJET” Winterthur i ka përcjellë një telegram urimi Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës

T E L E G R A M    U R I M I  I nderuar z. Vigan Berisha,Në emër të Kryesisë, artistëve dhe të gjithë anëtarëve të Ansam...
24/09/2026

T E L E G R A M U R I M I

I nderuar z. Vigan Berisha,

Në emër të Kryesisë, artistëve dhe të gjithë anëtarëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “TROJET” Winterthur, ju përcjellim urimet tona më të përzemërta me rastin e njohjes suaj zyrtare si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih.

Kjo është një përgjegjësi e rëndësishme për përfaqësimin e Kosovës në Zvicër dhe një ngjarje me rëndësi të veçantë për mërgatën shqiptare. Për ne, si Ansambël “TROJET”, ruajtja e gjuhës, këngës, vallës dhe trashëgimisë kulturore është një mision i rëndësishëm për lidhjen e brezave të rinj me rrënjët dhe identitetin e tyre.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe respektin tuaj ndaj komunitetit shqiptar dhe veprimtarisë kulturore në Zvicër, ju urojmë që edhe në këtë detyrë të lartë të vazhdoni të jeni një urë e rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës, mërgatës dhe institucioneve zvicerane.

Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në detyrën tuaj të re!

Urime detyra e Konsullit të Përgjithshëm!
Në shërbim të Republikës, mërgatës dhe ruajtjes së vlerave tona kombëtare e kulturore. 🇽🇰🇨🇭

Me respekt dhe mirënjohje,

Zeqë Gashi - Kryetar

Në emër të Kryesisë dhe anëtarëve të
Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “TROJET” Winterthur

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih

19/09/2026

Nga Sovran Shala CYRIH, 19 shtator 2026 – Qindra bashkatdhetarë u mblodhën sot në Helvetiaplatz të Cyrihut, duke iu bashkuar tubimit me moton “Jo në emrin

19/09/2026

JO NË EMRIN TONË !
LAVDI DËSHMORËVE !
NDERIM VETERANËVE !
LIRI ÇLIRIMTARËVE !

🇦🇱 ME ZEMËR NË HAGË, ME SHPRESË TE DREJTËSIA!Në prag të ditës së nesërme, mendja dhe zemra jonë janë në Hagë.Lutemi dhe ...
15/09/2026

🇦🇱 ME ZEMËR NË HAGË, ME SHPRESË TE DREJTËSIA!

Në prag të ditës së nesërme, mendja dhe zemra jonë janë në Hagë.

Lutemi dhe shpresojmë që nesër të triumfojë drejtësia dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi t’i rikthehen lirisë, familjeve të tyre dhe Kosovës.

UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e luftës së saj për liri.

Qoftë nesër një ditë gëzimi dhe shprese për familjet e tyre dhe për mbarë popullin shqiptar, që e pret këtë vendim me zemër dhe me besim te drejtësia. 🇦🇱❤️

Me respekt,
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “TROJET”

Adresse

Stadlerstrasse. 56
Winterthur
8404

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Ansambli TROJET etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen