Ai është ekipi më i sukseshëm në futbollin spanjoll, ekipi me i suksesshemëm në Ligën e Kampionëve, ka fituar 31 kampionate në spanjë, 17 Kupa të Mbretit, 9 Liga e Kampionëve, 2 UEFA Kupa dhe 3 Intercontinental Cup, u votua nga FIFA si e klubit më i suksesshëm i shekullit të 20. Titulli Real do të thotë Mbretëror, një titull i dhënë nga Mbreti i Spanjës. Futbolli u fut në Madrid nga profesorët dhe
studentët e Institución Libre de Enseñanza, së bashku me disa të diplomuar në Oxbridge. Ata së bashku themeluan Football Club Sky në 1897, luanin futboll të dielave në mëngjes në Moncloa. Ky klub pastaj në vitin 1900 u nda në dy klube: New Foot-Ball de Madrid dhe Español Club de Madrid. Español Club de Madrid përsëri u nda në 6 mars 1902, duke rezultuar në formimin e Madrid Football Club. Tre vjet pas themelimit më 1905, Madrid F.C. fitoi kupën e Spanjës pasi në finale e mundi Atletiko Bilbao. Madrid F.C. u bë iniciator i themelimit të Spanish Football Association (federata e futbollit spanjoll) kur më 4 janar 1909, presidenti i klubit Adolfo Meléndez nënshkroi marrëveshje me klubet tjera. Më pas në vitin 1912 ekipi zhvendoset në Campo de O'Donnell. Në vitin 1920 klubi e ndryshoi emrin nga Madrid FC në Real Madrid FC, pasi mbreti Alfonso XIII i dha titullin Real dhe e mori përkujdesjen ndaj klubit.