07/05/2026
Ofertë Pune – Kuzhinier Italian / Shef i Pastave
LaCasa Restaurant & Pizzeria – Ulqin, Mali i Zi
LaCasa Restaurant & Pizzeria në Ulqin kërkon një kuzhinier me eksperiencë dhe pasion për kuzhinën italiane për sezonin veror, me mundësi punësimi gjatë gjithë vitit.
Pozicioni
Kuzhinier me aftësi te mira per kuzhinen italiane / Shef i Pastave
Përgjegjësitë Kryesore
• Përgatitja e pastave italiane dhe rizotos në nivel profesional
• Punë kryesisht në sektorin e pastave dhe rizotos
• Njohja e përgatitjes e mish*t dhe peshkut (per kandidata qe kan deshir te punojn gjat gjith vitit)
• Mirëmbajtja e standardeve të larta në kuzhinë dhe organizimi gjatë shërbimit
Kërkesat
• Njohuri shumë të mira të kuzhinës italiane
• Eksperiencë e shkëlqyer në përgatitjen e pastave dhe rizotos
• Eksperiencë pune në kuzhinë profesionale
• Njohuri për përgatitjen e mish*t dhe peshkut
• Person i përgjegjshëm, i organizuar dhe i aftë për të punuar nën presion
Ne Ofrojmë
• Pagë konkurruese sipas eksperiencës
• Akomodim i siguruar
• Leje pune e siguruar
• Ushqim i siguruar
• Fillim i menjëhershëm
• Mundësi për punësim të përhershëm gjatë gjithë vitit
Lokacioni
Ulqin, Mali i Zi
Nëse jeni të apasionuar pas kuzhinës italiane dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi profesional pranë detit, na kontaktoni menjëherë.
Kontakt
📞 +382 69 500 969