Teqeja Bektashiane Harabati Baba - Tetovë

Teqeja Bektashiane Harabati Baba - Tetovë The Arabati Baba Tekḱe is a tekḱe located in Tetovo, North Macedonia. In 1799, a waqf provided by Recep Paşa established the current grounds of the tekke.

Bashkësia Fetare Bektashiane BFB në RMV - Harabati Baba Teqe - Faqja zyrtare
Бекташиска Верска Заедница-БВЗ во РСМ - Харабати Баба Теќе
Bektashi Religious Community (Official Page) The tekke was originally built in 1538 around the türbe of Sersem Ali Baba, an Ottoman dervish. The finest surviving Bektashi lodge in Europe, the sprawling complex features flowered lawns, prayer rooms, dining halls, l

odgings and a great marble fountain inside a wooden pavilion. Sersem Ali Dede, për përhapjen e doktrinës bektashiane në këto anë të Siujdhesës Ballkanike e zgjodhi Tetovën, me ç'rast në periferi të këtij qyteti në vitin 1538 filloi ndërtimin e Teqes Harabati, seli më e njohur e shenjtë e besimit islam bektashian për Ballkanin Perëndimor. Punimet për teqenë vazhduan deri në vitin 1548; kjo seli më vonë e more emrin Teqeja Harabati. Kjo godinë, ky tempull ose faltore, siç quhet këtu dhe përpara, me kalimin e kohes do të emërohet me emrin teqeja Harabati, që do të thotë Godinë shenjtërie ose Tempull. Me formimin e Pashallëkut të Tetovës dhe me ardhjen në këtë pashallëk në postin e pashait Koxha Rexhep Pasha më vonë dhe të biri të tij Abdurrahman Pasha me angazhimin e tyre si dhe të titullarëve të postit bektashian e udhërrëfyes të kësaj teqeje, filloi rimëkëmbja e ngritja e Teqes Harabati. Interesimi i madh, angazhimi i gjithanshëm i zyrtarëve të lartë, të klerikëve e personave të tjerë mirëbërës, mundësoi që krahas me rimëkëmbjen e kësaj teqeje, aty të lulëzojnë veprimtari të ndryshme, krijimtari në shumë sfera, ku në të njetën kohë bëhet dhe zgjerimi i kompleksit të Teqes Harabati. Pashallarët e përmendur të Pashallëkut të Tetovës pas themelimit të këtij pashallëku i ndihmuan Teqes Harabati që të rimëkëmbet, të ngrehet e të pasurohet me prona të shumta vakëfesh, me qëllim që kjo teqe, përveç nevojave fetare, të shërbente edhe si seli e njohur e kultit bektashian – Gjyshatë Bektashiane, si dhe shërbente edhe si qendër reprezentative, që do të përfaqësonte këtë pashallëk përpos në lëmin fetare, kulturore, arsimore etj., në të njëjtën kohë do të shërbente dhe për rrumbullakimin e instutucioneve kulturore kombëtare shqiptare të autonomisë në Pashallëkun e Tetovës, pasi ky pashallëk, sikurse dhe disa pashallëqe të tjera shqiptare të kohës gëzonin një lloj autonomie, sepse në atë kohë dhe vetë Perandoria Osmane ishte e decentralizuar. Sa dihet, me emërimin e Baba Mehmet Mallatjasit(Nga Mallatja e Anadollisë) për halife(udhërrefyes) në këtë teqe, të cilën gjë e bëri Krygjyshata Bektashiane në Haxhi Bektash të Anadollisë, në bazë të kërkesës së Koxha Rexhep Pashës, në këtë teqe fillon periudha e dytë në veprimtarinë e saj. Me ardhjen e Baba Mehmet Mallatjasit për halife në këtë teqe në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, ky – Baba Mehmeti i Mallatjes së Anadolisë, mori dhe mbiemër të ri – Harabati dhe u quajt Baba Mehmet Harabati, nga u quajt edhe kjo faltore Teqeja Harabati.

Teqeja Harabati Baba mes padrejtësive dhe të vërtetësLexo lajmin në koment👇🏻
01/04/2026

Teqeja Harabati Baba mes padrejtësive dhe të vërtetës

Lexo lajmin në koment👇🏻

“Mirësevjen, mirësevjen/ Nevruz Sulltan!/ Meraba, meraba/ Nevruzi Sulltan/ Pa shikoni gjithësinë,/ Me sa bukuri,/ Sot po...
22/03/2026

“Mirësevjen, mirësevjen/ Nevruz Sulltan!/ Meraba, meraba/ Nevruzi Sulltan/ Pa shikoni gjithësinë,/ Me sa bukuri,/ Sot po pret Imam Alinë,/ Me gaz dhe liri….”

Urime Festen e Madhe të Sultan Nevruzit!
Ju dëshirojmë shëndet, dashuri dhe mirëqenie ndërvëllazërore💚

Gëzuar festa e Fitër Bajramit!Në këtë ditë feste, le të shprehim dashurinë, mirënjohjen dhe harmoninë ndaj njëri-tjetrit...
20/03/2026

Gëzuar festa e Fitër Bajramit!

Në këtë ditë feste, le të shprehim dashurinë, mirënjohjen dhe harmoninë ndaj njëri-tjetrit. Të jemi burim i ndriçimit dhe paqes në këtë botë.

Dija është kamje që s’merr njollë, logjika pasqyrë që s’njeh shtrembërim, mirësjellja veshje që s’ka vjetrim.

Imam Aliu (a.s.)

Dede Reshat Bardhi - Kryegjysh që ndërtoj ura dhe përhapi bektashizmën në gjithë balkanin, shtoj rradhët e Baballarëve e...
04/03/2026

Dede Reshat Bardhi - Kryegjysh që ndërtoj ura dhe përhapi bektashizmën në gjithë balkanin, shtoj rradhët e Baballarëve e Dervishëve dhe frymëzoj me mija bektashi

Sot përkujtojmë me nderim dhe mirënjohje ditën e lindjes së ish Kryegjysh*t Botëror Bektashian, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Një figurë e shquar shpirtërore dhe kombëtare, ai ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Zotit, tarikati bektashian dhe kombit shqiptar. Në kohë të vështira për fenë, ai u bë shtyllë e ringritjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, duke përçuar mesazhe paqeje, dashurie dhe harmonie ndërfetare.

Edhe pse është ndarë nga jeta, vepra, urtësia dhe përulësia e tij mbeten të gjalla në zemrat tona. Trashëgimia që ai la pas vazhdon të frymëzojë breza të tërë besimtarësh dhe shqiptarësh kudo në botë.

Në këtë përvjetor të lindjes së tij, përulemi me respekt dhe lutemi që kujtimi i tij të jetë i përjetshëm.

22/02/2026

Harabati Baba Teqe është dhe ka qenë gjithmonë teqe bektashiane që nga themelimi i saj.

Bektashizma prej kohës së pirit të dytë të Bektashizmës Ballëm Sulltanit ka krijuar organizimin e saj në mënyrë hiearkike, ku në krye të hieararkisë qëndron Kryegjyshata ndërsa nën kyegjyshatën janë gjyshatat të cilat përfaqësojnë një tërësi teqesh të një vëndi siç është Gjyshata e Maqedonisë me seli në Harabati Baba Teqe, kurse Teqetë janë nën gjyshatën. Për këtë arsye komuniteti bektashian nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë pjesë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut.

Pretendimet e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, për pronësinë e Teqesë Harabati Baba Teqe janë të pa baza dhe të gjitha dokumentat historike me të cilat posedon Komuniteti Bektashian janë se teqeja i takon dhe i ka takuar gjithmonë bektashive.

Ky manipulim dhe menjanim i pronës së teqesë Harabati Baba u bë në mungesë të regjistrimin të Komuniteti Bektashi i cili ishte i regjistruar deri në vitin 2007, kur edhe u sollën ndryshime në ligjin për Bashkësi Fetare dhe Grupe Religjioze të Maqedonisë, me ç'rast nuk u lejua ri-regjistrimi i Komunitetit Bektashi. Këtë shpraztirë juridike e shfrytëzoj Bashkësia Fetare Islame për ta menjanuar pronën e teqesë Harabati Baba.

Por drejtësia her do kur do, do vi dhe teqeja do i kthehet pronarit të vërtet!

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftoi se kompleksi Arabati Baba Teqe është në pronësi të saj. Këtë info...
19/02/2026

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftoi se kompleksi Arabati Baba Teqe është në pronësi të saj. Këtë informacion e ndanë në profilin e tyre në rrjetin social Facebook, pas vizitës së sotme të kreut të BFI-së, Shaqir efendi Fetai.

Ata prezantuan edhe fletën e re të pronësisë për Teqenë, në të cilën mund të vërehet se baza juridike për regjistrimin në Agjencinë e Kadastrës është kontrata e sh*tblerjes e noterizuar më 10 shkurt 2026.

Ku është Baba Mondi ti del zot pronës?

Pse kryegjyshata hesht ndaj një vendimi të tillë ku Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut doli në pres konferen...
18/02/2026

Pse kryegjyshata hesht ndaj një vendimi të tillë ku Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut doli në pres konferencë me njoftimin se kanë marrë tërë pronën e Teqesë Harabati Baba Tetovë?

Mos vallë ka ndonjë marrëveshje të fsheht mes Baba Mondit dhe Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut?

Ditë përkujtimore për Baba Qazim Bakallin dhe Baba Tahir Eminin 💚Në Teqenë Harabati Baba Tetovë dje më 15 shkurt 2026 u ...
16/02/2026

Ditë përkujtimore për Baba Qazim Bakallin dhe Baba Tahir Eminin 💚

Në Teqenë Harabati Baba Tetovë dje më 15 shkurt 2026 u mbajt ceremoni
përkujtimore për Baba Qazim Bakallin dhe Baba Tahir Eminin. Ceremonia u shoqërua nga besimtarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Baba Qazim Bakalli shquhet për ringritjen e teqesë Harabati Baba në vitet 1940-1945 kur u caktua postnishin(udhëheqës) i teqesë Harabati Baba si dhe veprimtarisë kombëtare në Ballin Kombëtarë e më gjërë.

Baba Tahir Emini, shquhet për themelimin e Komunitetit Bektashian të Maqedonisë dhe riformimin e Bektashizmës në Maqedoni të Veriut e cila për 50 vite gjatë Komunizmit në Jugosllavi ishte e ndaluar dhe Teqeja e Tetovës Harabati Baba u shndërrua në Muze.

02/02/2026
28/01/2026

Harabati Baba Teqe në vitet 1940/50. Fotografi e ngjyrosur.
Харабати Баба Теќе во 1940/50 години. Сликата обоена.

PA ATDHE NUK KA FE 🇦🇱Gëzuar Festa e 28 Nëntorit 🇦🇱
28/11/2025

PA ATDHE NUK KA FE 🇦🇱
Gëzuar Festa e 28 Nëntorit 🇦🇱

"Kur t'më shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë"20 teto...
20/10/2025

"Kur t'më shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë"

20 tetori 2025, është përvjetori i 125, i kalimit nga jeta, i bektashiut të madh, poetit kombëtar Naim Frashëri. Personaliteti i këtij atdhetari, gjuhëtari, euroditi e personaliteti të rrallë, kontributi i tij si atdhetar, kujtohet dhe do të kujtohet vazhdimisht në të gjithë hapësirat mbarëshqiptare.

Naim bej Frashëri, i njohur më së shumti si Naim Frashëri, lindi më 25 maj 1846 dhe ndërroi jetë në Stamboll, 20 tetor 1900. Ai ka qenë dhe mbetet poet dhe shkrimtar i madh shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes, njëkohësisht, poeti i madh i Bektashinjve. Ai është shkrimtar më përfaqësues i mistikës islame në gjuhën shqipe përkatësisht me veprat “Fletore e Bektashinjet” dhe “Qerbelaja”, si veprat e para të bektashizmit shqiptar”. Për së gjalli, ai u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.
Ai ishte biri i Halit beut (1797-1859) dhe Emine Hanëmit (1814-1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë, u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit. Në vendlindje, Naimi bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishten, në teqenë e njohur të Frashërit, si myhib bektashi. Pas vdekjes së prindërve, me drejtimin e vëllait të madh, Abdylit që ishte bërë zot shtëpie, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” në vitin 1869. Në “Zosimea”, mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat klasike, mësoi gjuhën greke dhe gjuhën frënge. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit. Në vitin 1871, Naimi shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-1876 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze. Në vitin 1878, punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Në vitin 1882, u vendos përfundimisht në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj, të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe, më pas, Kontrollit dhe të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht të vitit 1882, nënshkroi lejen për botimin e “Gramatikës së Kristoforidhit’. Pas arrestimit të Abdylit në Janinë, në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Ai mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”.
Në vitin 1884 nisi botimin revista shqiptare ”Drita”, me redaktor Petro Poga (dhe më vonë Pandeli Sotiri), ndërsa Naim Frashëri, ishte redaktor i fshehtë pasi që në atë kohë shqiptarët muslimanë nuk lejoheshin të shkruanin shqip nga autoritetet osmane. Autoritetet osmane ndalonin shkrimin e shqipes, si rrjedhojë veprat publikoheshin jashtë shtetit dhe Frashëri përdorte inicialet N.H.F. Në një letër të vitit 1887, Naim Frashëri shprehte mendimet e tij mbi gjendjen e Perandorisë Osmane në atë kohë. Sipas tij, zgjidhja më e mirë për të ardhmen e shqiptarëve, ishte bashkimii i Shqipërisë me Austro-Hungarinë. Ndërroi jetë më 20 tetor 1900.

Eshtrat e Naimit, shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit. Shefki Shatku, nënkolonel, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishtës. I përcjellur nga autoritetet, populli dhe Eshref Frashëri nga trungu i Dulellarëve, arkivoli me eshtrat e Naim Frashërit u vendos në teqen bektashiane (Qendra Botërore e Bektashizmit në Tiranë).

Address

Lubotenska BB
Tetovo
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teqeja Bektashiane Harabati Baba - Tetovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Teqeja Bektashiane Harabati Baba - Tetovë:

Share